Chelsea mposht lehtësisht kampionët e Premier League

15/10/2016 00:00

Chelsea argëton tifozët e tij në “Stamford Bridge”. “Blutë e Londrës” mposhtën kampionët e Anglisë të Leicester me rezultatin e pastër 3-0 dhe tashmë e shohin veten me 16 pikë, po aq sa edhe Liverpool që do të luajë supersfidën me Manchester United në mbrëmjen e së hënës.

Chelsea e vendosi shumë shpejt diktatin në fushën e lojës duke gjetur golin e parë që në minutën e 7 me anë të Diego Costa-s, i cili ishte i harruar në zonë nga mbrojtja e Leicester. Në minutën e 33 të sfidës, ishte Eden Hazard ai që ndëshkoi për të dytën herë të besuarit e Claudio Ranierit të cilët me kalimin e minutave e patën të vështirë të reagonin.

Goditjen përfundimtare mbi kundërshtarin Chelsea e dha  10 minuta nga fundi i sfidës kur shënoi edhe golin e tretë me anë të Victor Moses i aktivizuar në 45 minutat e dyta të sfidës.

Top Channel