Dita e Shkopit të Bardhë

15/10/2016 00:00

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, ose dita e personave që nuk shikojnë. Ministria e Mirëqenies është e vetmja që është pajisur me të gjitha shenjat orientuese për këtë komunitet.

“Shpresojmë që kjo vizitë të na hapë mendjen për të ofruar më shumë akses për personat me aftësi të kufizuar”, thotë specialistja pranë kësaj ministrie, Anisa Proda.

Reforma për aftësinë e kufizuar parashikon sidomos pastrimin e skemës nga abuzuesit dhe rivlerësimin e nevojave. Por detyron edhe respektimin e ligjit për personat me aftësi ndryshe
 
“Jemi larg standardeve. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të ofrojnë akses për këtë komunitet”, tha ministri Blendi Klosi.

Si institucion që harton politikat sociale, ministria e Mirëqenies është vizituar për herë të parë nga nxënës të Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”.

Top Channel