Ribery: Griezmann, jo lojtar i niveleve të larta; Reagon sulmuesi

14/10/2016 00:00

Mes Franck Ribery dhe Antoine Griezmann kanë shpërthyer polemikat. Përpara pak ditëve futbollisti i Bayern Munich ka sulmuar bashkëkombësin e tij duke deklaruar se Griezmann-it i mungon vazhdimësia dhe se nuk është një lojtar i niveleve më të larta.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e sulmuesit të Atletico Madrid, i cili ka dhënë një intervistë për “El Mundo Deportivo”.

“Të themi të vërtetën, Ribery ka një lloj të drejte – tha Griezmann – por jam i sigurt se unë jam në rrugën e duhur për t’u përmirësuar akoma më shumë. Sigurisht çdo kush ka mendimin e tij, por për babain tim dhe tifozët e Atletico Madrid jam futbollisti më i mirë në botë. Unë kam ndërmend të vazhdoj të punoj shumë. Në fund të karrierës sime do të bëj edhe llogaritë dhe do të shoh se çfarë futbollisti do të jem bërë. Kam edhe 10 vjet karrierë përpara.”

Top Channel