Atentati në Athinë merret përsipër nga “Celulat e Zjarrit”

13/10/2016 00:00

Organizata terrorriste “Komploti i Celulave të Zjarrit” mori përsipër autorësinë e aktit terrorist të ndodhur në lagjen “Eksarqia” mbrëmjen e së mërkurës.

Në një trakt të publikuar prej organizatës terroriste pranohet autorësia e aktit dhe objekt i sulmit terrorist ishte prokurorja e Gjykatës Supreme, Gjeorgjia Ciatani. Në trakt, organizata thotë se prokurorja Ciatani është pjesë e asaj që ata e quajtën “pjesë e korruptuar në drejtësinë vendase”. 

Ata hedhin akuza edhe për vendimet e zonjës Ciatani, ndërsa premtojnë se së shpejti do të godasin sërish. Shumë anëtarë të organizatës ndodhen të dënuar prej drejtësisë vendase.

Top Channel