Dëmtimet në kombëtare, FIFA, “çek” për pauzat e gjata

10/10/2016 00:00

Virusi i FIFA-s siç është pagëzuar nga ekipet e ndryshme për shkak të mungesave të shumë lojtarëve të njohur të impenjuar në përfaqësueset e FIFA, është rikthyer si temë aktuale edhe në këto ditë eliminatoresh. Jordi Alba, Silesen, Sergi Roberto, Neymar apo Milik do të duhet të qëndrojnë jashtë fushave për kohë të ndryshme por klubet do të paguhen për mungesën e tyre.

Për të rikthyer paqen me klubet, FIFA ka ideuar një program rimbursimi deri në vitin 2018, sipas të cilit do të disbursohen rreth 80 milionë euro për t’u shpërndarë në ekipet që do të preken nga dëmtimet e vuajtura në kombëtare. Asnjë klub nuk do të paguhet më shumë se 7.5 milionë Euro për çdo lojtar, me rimbursimin që llogaritet në përpjestimin e pagës së tyre me ditët e munguara.

Nga ky ekuacion i vështirë për futbollin, nuk do të përfitojnë asgjë, skuadrat e futbollit që do të rikuperojnë lojtarët e tyre për më pak se një muaj. Me laps dhe letër në dorë, ekipet kanë nisur të bëjnë edhe kërkesat e tyre për të marrë para nga një institucion i fuqishëm financiar si FIFA.

Për dëmtimin e kapitenit Montolivo, Milan do të paguhet 1.9 milionë Euro ndërsa Napoli do të marrë 1.5 milionë, deri në rikthimin e sulmuesit polak Arkadius Milik.

Top Channel