Rooney, në stol ndaj Sllovenisë

10/10/2016 00:00

Wayne Rooney ka shumë të ngjarë që ta nisë nga stoli sfidën që Anglia do të luajë ndaj Sllovenisë për eliminatoret e Botërorit 2018. Kapiteni i “Tre Luanëve” duket se ka shfaqur probleme fizike në çastet e fundit, gjë që e detyron trajnerin Gareth Southgate të mos e aktivizojë atë që nga minuta e parë e takimit, për t’i dhënë mundësinë që të punojë për të arritur në 100% të formës.

Wayne Rooney është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje me përfaqësuesen angleze (117), ku e fundit ishte ajo e luajtur ndaj Maltës, e fituar 2-0. Në të njëjtën kohë Rooney është edhe shënuesi më i mirë në historinë e “Tre Luanëve” me 53 gola.

Megjithatë, kohët e fundit kritikat për paraqitjet e tij janë shtuar. Madje, në sfidën e kësaj fundjave në Uembli, një pjesë e tifozëve nuk i kursyen aspak fërshëllimat ndaj Rooney, i cili luajti në rolin e mesfushorit.

Top Channel