Spanja zbret në “Loro Boriçi”, stërvitja e fundit para ndeshjes

08/10/2016 00:00

Menjëherë pas konferencës për mediat, skuadra spanjolle ka zbritur në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” për të zhvilluar seancën e fundit para takimit të ditës së nesërme ndaj Shqipërisë.

Të paktën për mediat spanjolle, terreni i stadiumit është cilësuar një problem i madh për kombëtaren e tyre, duke qenë se vetëm dy ditë më parë aty u luajt edhe ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë.

Për këtë shqetësim u pyet edhe trajneri në konferencën për shtyp, por tashmë për të gjithçka është vendosur dhe i mbetet lojtarëve të bëjnë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

Top Channel