Firmos Hysaj, me Napolin deri më 2021

05/10/2016 00:00

Tashmë është zyrtare, Elseid Hysaj dhe Napoli kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe të dyja palët kanë firmosur kontratën e re.

Bëhet fjalë për një kontratë detajet e së cilës qarkullonin nëpër mediat sportive italiane prej ditësh tashmë. Mbrojtësi i Kombëtares lidhet me napoletanët deri në vitin 2021 me opsion rinovimin edhe për 2022.

Sa i takon pagës së futbollistit, Corriere thotë se kontrata e re përcakton një shifër që varion nga 1.6 deri në 2.3 milionë euro në sezon, në varësi të rendimentit të lojtarit në fushë.

Klauzola e largimit të mbrojtësit “Kuqezi” është përcaktuar në 50 milionë euro, një shifër marramendëse për një mbrojtës e që praktikisht blindon shkodranin.

Top Channel