Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do t’i propozojë Kuvendit një projektligj për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit.

Deputeti Omer Mamo deklaroi se projektligji është gati dhe statusi parashikon që naftëtarët të marrin pension të drejtë dhe pagesa të parakohshme për ata që kanë mbetur papunë, deri në daljen e tyre në pension.

Trajtimi shëndetësor falas për personat e prekur nga sëmundjet profesionale. Paga e atyre që vazhdojnë të punojnë të mos jetë më pak se paga minimale në shkallë vendi, ndërsa dalja në pension ulet me 5 vite.

PDIU shpreson tek mbështetja e Kryeministrit Rama dhe ministrit të Financave e Arben Ahmetaj për faturën financiare, që sipas saj është krejtësisht e përballueshme nga buxheti i shtetit.

Top Channel