Sadiku s’ia del mbanë, mungon në sfidat e kombëtares

04/10/2016 00:00

Armando Sadiku bën me dhimbje koke trajnerin Gianni De Biasi. Sulmuesi i skuadrës së Zyrihut nuk do të jetë në fushat e lojës në dy ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018 që kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës në 6 dhe 9 tetor për shkak të problemeve në gju.

Futbollisti iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore gjatë grumbullimit të skuadrës kuqezi ne Zvicër nga ku rezultoi se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkaq, mësohet se sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2 javë.

Kombëtarja shqiptare është në kuotën e 3 pikëve pas fitores me Maqedoninë, po aq sa edhe Spanja dhe Italia që do të përballen me njëra-tjetrën në sfidën e së enjtes.

Top Channel