Kina tronditet nga vrasja masive

30/09/2016 00:00

Ai kishte vrarë prindërit e tij pas një grindjeje për paràtë, por për të mbuluar krimin në sytë e fqinjëve ka zgjedhur të “heqë qafe” edhe 17 prej tyre.

Viktima më e re, mes 17 të tillëve në një rajon periferik të Kinës, ka qenë vetëm 3 vjeç, ndërsa më i vjetri ishte 72 vjeç. Të gjithë ata kanë qenë anëtarë të 6 familjeve fqinje me atë të vrasësit.

I dyshuari, Yang Qingpei, një adoleshent rreth të 20-ave, u rikthye në fshatin e tij të lindjes të mërkurën. Ai u arrestua në Kunming, kryeqytetin e provincës Yunnan, vetëm një ditë më pas.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Xinhua” nuk bëri të ditur se në ç’mënyrë u vranë bashkëfshatarët e tij.

Megjithatë, ajo që të bie në sy është se kjo masakër është thuajse unike, pasi vrasjet masive në Kinë janë shumë të rralla për të mos thënë që nuk ekzistojnë. Kjo, për shkak të kontrollit të rreptë ndaj armëve të zjarrit.

Top Channel