Podolski: Schweini, le të shkojmë në SHBA

26/09/2016 00:00

Lukas Podolski këshillon Bastian Schweinsteiger-in për një transferim në Major League Soccer, në SHBA. Sulmuesi i Gallatasarajit e ka bërë një propozim të tillë nëpërmjet një interviste të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Mendoj se transferimi në Amerikë do të ishte diçka pozitive në aspektin personal, por edhe për jetën familjare e rritjen e fëmijëve. Sigurisht, do të ishte e mundur aktivizimi në kampionatin e atij vendi së bashku me Schweinsteiger. Ajo që po i ndodh te Manchester United nuk është e drejtë”, u shpreh sulmuesi.

Bastian Schweinsteiger dhe Lukas Podolski ishin pjesë e përfaqësueses gjermane që fitoi titullin Botëror në 2014 dhe në atë që mori pjesë në “Euro 2016”, ku Gjermania shkoi deri në gjysmëfinale. Në përfundim të turneut të rëndësishëm kontinental të dy futbollistët vendosën që të tërhiqeshin përfundimisht nga përfaqësuesja e vendit të tyre.

Top Channel