Bundesliga, Bayern vijon startin perfekt, fiton edhe Dortmund

17/09/2016 00:00

Carlo Ancelotti vijon startin perfekt në kampionatin gjerman. Bayern mposhti 3-1 skuadrën e Ingolstadt për të marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje.

Lezcano shënoi i pari duke i dhënë epërsinë miqve në minutën e 8, por Lewandowski u kujdes të barazonte vetëm katër minuta më pas. Në shifrat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytën, Alonso kaloi për herë të parë në epërsi bavarezët pas një goli spektakolar nga jashtë zone. Ndërsa në të 84-n, pas një kundërsulmi të Bayern, shënon Rahinha për rezultatin përfundimtar 3-1.

Fitore tenistike për Dortmund që mposht 6-0 skuadrën e Darmstadt. Pas impenjimit në Champions në mesjavë, Tuchel kishte vendosur të pushonte disa titullarë, por kjo nuk pengoi që të merrnin tre pikë të reja.

Dopieta e Castros dhe nga një gol i Ramos, Pulisic, Rode e Mor i siguruar verdhëzinjve fitoren e dytë sezonale në kampionat.

Në ndeshjet e tjera, Lepizig bëri befasinë duke fituar 4-0 në transfertën ndaj Hamburger, ndërsa Wolfsburgu nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Hoffenheim. Leverkusen u mposht 2-1 në transfertën ndaj Frankfurtit.

Top Channel