Ndryshon “Topi i Artë”;  Shmangen aleancat, voton media

16/09/2016 00:00

Trofeu më prestigjioz dhe më i lakmuar individual në futboll do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Topi i Artë i kthyer në dekada si vlerësimi për lojtarin më të mirë në qarkullim, që nga edicioni i ardhshëm do të votohet vetëm nga gazetarët dhe mediat sportive. Vendimi do te merret pas një votimi të një kolegji te gazetareve ndërsa kapitenët e ekipeve kombëtare dhe trajnerët nuk do të votojnë më.

“Akordi kontraktual mes FIFA-s dhe France Football (FF) ishte deri në janarin e kaluar. Kemi vendosur me France Football në fillim të gushtit që kontrata nuk do të rinovohet”, saktësoi Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Ndërkohë FIFA do të vazhdoje të shpërblejë lojtarët më të mirë.

Që nga partneriteti në 2010 mes FIFA-s dhe revistës së specializuar France Football, vetëm dy lojtarë e kanë fituar çmimin, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, diçka është shoqëruar me kritika.

Organizata e Topit të Artë u krijua në vitin 1956 dhe që asokohe trofeu garantohej çdo sezon, deri kur FIFA bleu të drejtat e organizimit. I pari që e fitoi ishte britaniku Stenli Metjus gjatë epokës së artë të Blackpool. Ceremonia e 2016-s do të mbahet në 9 Janar, vetëm pak ditë pas përfundimit të votimeve.

Top Channel