Itali, goditet grupi italo-shqiptar i drogës, 19 në pranga

13/09/2016 00:00

Të paktën 19 persona, pjesë e një bande italo-shqiptare të trafikimit të lënëve narkotike, janë vënë në pranga nga policia italiane në një operacion të gjërë të zhvilluar në zonën e Leçes.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një organiziate që ka trafikuar në Itali sasi të konsiderueshme të drograve të forta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve policia ka gjetur 14 kg heroinë, 1 kg kokainë, 136 kg kanabis si dhe 3 armë zjarri automatike.

10 nga 19 personat e arrestuar mësohet se janë shqiptarë, ndërsa një nga 9 shtetasit italianë të vënë në pranga është punonjës policie.

Ky i fundit mësohet se ka bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal duke u dhënë informacione të ndryshme mbi lëvizjet e patrullave të Guardia di Finanza-s në këmbim të parave.

Organizata e kishte shtrirë aktivitetin e shpërdarjes së drogës edhe në zonat përrreth Leçes. Nga hetimet që kanë zgjatur më shumë se një vit rezulton se shqiptarët në kishin kryeisht rolin e furnizuesve në bandë, ndërsa italianët kujdesenin për pjesën logjistike të mjeteve që përdoreshin për shpërndarjen e drogës.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokuroria me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Antimafias.

Top Channel