Mustafi: PSG e vështirë, por luajmë për 3 pikë

12/09/2016 00:00

Shkodran Mustafi beson se PSG do të jetë një provë e vështirë për Arsenal, por ai shpreson në fitore.

Mustafi debutoi me “topçinjtë” kundër Southampton të shtunën pas transferimit 30 milionë paund nga Valencia, ndeshje në të cilën ai tregoi se po përshtatet me ekipin.

Pas fitores, Mustafi vlerësoj nevojën se ekipi duhet të fokusohet për ndeshjet në Champions League.

“Është një kompeticion i rëndësishëm, nuk ka për të qenë e lehtë në Paris”- tha ai, duke shtuar- “Më e rëndësishmja në Champions League është përqendrimi tek vetvetja, sepse të gjitha skuadrat janë ekipe të mëdha me lojtarë të mëdhenj. Kështu që e rëndësishme është që të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe të përpiqemi të marrim 3 pikët.”

PSG vjen pas 2 ndeshjes pa fitore në kampionatin francez, një fillim i vështirë për skuadrën e cila ka dominuar futbollin francez prej vitit 2012.

Top Channel