Tevez, gjithçka në 3 minuta me Boca Juniorsin

12/09/2016 00:00

Humbja e qetësisë mund t’i kushtojë shtrenjtë Carlos Tevezit. Sulmuesi argjentinas i Boca Juniors nuk i kurseu fyerjet ndaj arbitrit në sfidën e parë të kampionatit argjentinas me Belgranon, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq dhe tashmë rrezikon të dënohet me 3-12 ndeshje pezullim.

Gjithçka ndodhi në minutën e 35-të, vetëm dy minuta pas golit të avantazhit të shënuar pikërisht nga Tevez. Sulmuesi shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj një prej futbollistëve të Belgranos, ndërsa arbitri i tregoi kartonin e verdhë. Por Tevez nuk e la me kaq. Ai nuk kurseu aspak fjalorin fyes kundrejt gjyqtarit të ndeshjes, i cili u detyrua ta përjashtojë nga fusha e lojës përpara kohe.

Pavarësisht këtij momenti “çmendurie” të Tevezit, Boca nuk e kompromentoi fitoren, por shënoi edhe dy herë të tjera me Pavon e më pas me Fabrën, ndërkohë që edhe Belgrano mbeti me 10 futbollistë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Alvarez.

Top Channel