Kthehet Totti, në Romë ka festë pas furtunës

11/09/2016 00:00

Nëse nuk është, nuk ka festë dhe kjo nuk është vetëm nje parrullë tifozësh, por një aksiomë e futbollit roman. Kapiteni në kufirin e 40 vjetëve vijon të jetë i pazëvendësueshëm dhe Roma arrin fitoren dramatike në Olimpico kundër Sampdorias.

Ka nisur në një vapë përvëluese ndeshja e javës se tretë mes Romës e Sampdorias, aq sa u kërkua dhe një “time-out” që futbollistët të freskoheshin. Më pas filloi furtuna, që e pezulloi ndeshjen për 80 minuta.

Salah i asistuar nga Perroti shënoi i pari për vendasit në minutën e 8’. 10 minuta më vonë Muriel realizoi një eurogol, pas nje asisti nga 40 metra, duke befasuar fluturimthi portierin vendas.

Pas minuta para se të përfundonte pjesa e parë dhe të fillonte furtuna Quagliarela me një pas nga Ricky Alvarez i dha avantazhin Sampdorias.

Për 80 minuta ndeshja u ndërpre dhe në orën 17.05 startoi pjesa e dytë me Romën që ka në fushë dhe kapitenin.

Në minutën e 61’ Totti shërbeu për Dzekon që riktheu barazinë në rezultat.  Në minutën e 93 Roma fiton një 11 metërsh që kapiten Totti e kthen lehtësisht në gol. 3-2 dhe Roma i falet kapitenit, që në fund të takimit plot ironi deklaroi se “nuk sheh arsye pse të lërë futbollin”.

FOTO GALERI
1/9
Ka nisur në një vapë përvëluese ndeshja e javës se tretë mes Romës e Sampdorias, aq sa u kërkua dhe një “time-out” që futbollistët të freskoheshin. Më pas filloi furtuna, që e pezulloi ndeshjen për 80 minuta.

Top Channel