Ronaldo replikon me Xavin: Ai luan në Katar, unë kam 3 “Topa të Artë”

11/09/2016 00:00

Cristiano Ronaldo rikthehet të bëjë deklarata, që të lënë vërtet të habitur. Këtë radhë, në shënjestrën e yllit të Realit të Madridit u vu legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez. Futbollisti 36-vjeçar, i cili aktualisht luan në Katar, ka deklaruar se Ronaldo është një futbollist i nivelit shumë të lartë, por ka fatin e keq që luan në të njëjtën kohë me Lionel Messin.

Një deklaratë kjo, që nuk është pëlqyer nga 31-vjeçari, i cili i kujtoi ish-rivalit numrin e trofeve të “Topit të Artë” të fituar në këto vite.

“Jam futbollisti më i kërkuar në internet. Ata që duan të dalin në faqet e para të gazetave flasin ende për mua. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është se, Xavi luan në Katar dhe unë nuk e dija. Ai mund të ketë fituar gjithçka, por nuk ka asnjë ‘Top të Artë’, ndërsa unë kam 3 të tillë”, është kundërpërgjigjur Ronaldo.

E ndërsa Ronaldo ka 3 “Topa të Artë” dhe po përgatitet për të katërtin, Lionel Messi ka fituar 5 të tillë, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e këtij sporti.

Top Channel