Tiranë, rrjedhje nga bombola e gazit; zjarr në një apartament

10/09/2016 00:00

Një apartament në katin e tretë të një pallati, në zonën e Kopshtit Botanik në kryeqytet, u përfshi nga flakët paraditen e sotme duke vënë në rrezik jetët e banorëve.

Shkak për zjarrin është bërë një bombol gazi që përdorej për gatim, e cila dyshohet të jetë harruar e hapur. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin në gjithë pallatin.

Top Channel