Barazimi i Kosovës; Rashica i lumtur, Bunjaki: Rezultat shumë pozitiv

05/09/2016 00:00

Shumë i kënaqur u shfaq përpara mikrofonit të Supersport trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në përfundim të sfidës.

Ky i fundit e cilësoi si një rezultat shumë pozitiv barazimin 1-1 duke shtuar se Kosova do të ketë një të ardhme të madhe përpara.

I kënaqur për golin historik edhe Valon Berisha ndërkohë që Milot Rashica beson se Kosova i ka të gjitha mundësitë për të grumbulluar sa më shumë pikë në grupin I kualifikues dhe pse jo të tentojë edhe kualifikimin në Botërorin e Rusisë.

Top Channel