Diamond League në Zyrih, shkëlqen xhamajkania Thompson

02/09/2016 00:00

Eleine Thompson shkëlqen në garën e 200 m për femra në Diamond League të Zyrihut në atletikë. Sprinterja xhamajkane arriti të fitojë në këtë disiplinë me 21.85 sekonda duke vendosur një rekord të ri për këtë ngjarje sportive. Në vendin e dytë u rendit holandezja Dafne Schippers me vetëm 1 të qintat me shumë se Thompson, ndërsa e treta u rendit amerikania Allison Felix.

Renuad Lavillenie bëhet i pari atlet që fiton trofeun e Diamond League për herë të shtatë radhazi. Në Zyrih, francezi e fitoi garën e kërcimit me shkop duke kaluar lartësinë 5.9 m, rezultat ky i njëjtë me atë të amerikanit Sam Kendriks, ndërkohë që braziliani Da Silva u tërhoq pasi kaloi lartësinë 5.84 m

Caster Semenya vijon dominimin në garën e 800 m për ferma. Atletja afrikano-jugore fitoi me kohën 1 minutë 56 sekonda e 44 të qintat duke lënë pas Nyonsaba dhe Wambui, një podium ky i njëjtë me atë të Lojërave Olimpike të Rios

Ruth Jebet fitoi në garën e 3000 m me pengesa për femra. Atletja nga Bahreini që në Paris theu rekordin botëror të kësaj gare, këtë radhë u kënaq vetëm me vendin e parë duke e fituar këtë disiplinë me 9 minuta e 7 sekonda.

Në 1500 m për femra, fitorja i shkoi amerikanes Shannon Rowbury, duke lënë pas britaniken Lora Muir, që gjithsesi arriti të fitojë trofeun e Diamond League, kjo falë edhe vendit të 7 të kenianes Kipjegon.

Top Channel