Frankfurt, kaloi pa u kontrolluar. Panik dhe evakuim aeroportit

31/08/2016 00:00

Policia gjermane evakuoi pjesërisht Aeroportin ndërkombëtar të Frankfurtit, pasi një person shmangu kontrollet e sigurisë, duke ngjallur kështu frikë e duke detyruar të mendohet menjëherë rreziku i një sulmi me bombë.

Policia veproi shpejt dhe evakuoi një pjesë të Terminalit “A” dhe “A plus”, që është pikërisht zona ku hyri gruaja që nuk iu nënshtrua verifikimeve nga forcat e sigurisë. Raporte të pakonfirmuara në media thonë se, ajo kishte me vete dy fëmijë të vegjël.

Një zëdhënëse e aeroportit njoftoi se incidenti shkaktoi vonesa të fluturimeve. U deshën dy orë që situata të rikthehej në normalitet.

Aeroporti i Frankfurtit, i katërti më i frekuentuar në Europë, drejtohet nga “Fraport” dhe shërben si qendër kryesore për kompaninë më të madhe ajrore gjermane, “Lufthansa”. Ai mbulon një sipërfaqe prej 2.000 hektarësh tokë dhe ka një kapacitet prej 65 milionë pasagjerësh në vit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel