Operacioni shqiptaro-italian, kapet gomonia me 300 kg hashash

28/08/2016 00:00

Gomonia me gjatësi 5 metra është diktuar nga radarët e patrullave të përbashkëta shqiptaro-italiane duke dalë rreth orës 06:00 të mëngjesit nga grykëderdhja e lumit Vjosë.

Helikopteri i Guardia di Finanza ka fluturuar sipër dhe ka parë që në bord ndodheshin dy persona dhe një sasi e madhe pakosh që dyshohet se ishin hashash.

Guardia di Finanza dhe forcat Delta nisën aksionin e ndjekjes dhe është njoftuar edhe salla operative e grupit Aereo Naval të Taranto që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane. Gomonia lundronte me një shpejtësi 20 milje në orë.

Mjeti lundrues i Guardia di Finanza i qendrës së Vlorës në bordin e të cilit ndodhej edhe efektiv i Delta Forcës në Radhimë Vlorë dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia po mbështesnin veprimet e përbashkëta.

Rreth orës 11:00 të paradites së të dielës, gomonia u ndalua 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa. Ne bord u gjet sasia prej 300 kilogramë hashash dhe u arrestuan dy skafistët, 46 dhe 36-vjeç nga Kavaja.

Gomonia është shoqëruar në portin e Brindisit ndërsa ekipi kontrolloi edhe një peshkarexhe në zonë, të cilët nuk ju gjet asnjë gjë e dyshimtë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel