Henry i rikthehet futbollit, zv.trajner i Belgjikës

26/08/2016 00:00

Thierry Henry do të jetë zv.trajner i kombëtares belge. Lajmi është konfirmuar nga Federata Belge, e cila ka vendosur që ish-sulmuesi i Francës të jetë krahu i djathtë i trajnerit Roberto Martinez në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Ndeshja e parë e trajnerëve të rinj në stolin e kombëtares belge do të jetë miqësorja ndaj Spanjës me 1 shtator, për të vazhuar më pas me Qipron, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e botërorit. 

Në listën e publikuar për këto dy sfida, trajneri Martinez nuk ka grumbulluar kapitenin Vinsent Kompani për shkak të dëmtimit dhe Adnan Januzaj për të cilin flitet se do të kalojë të përfaqësuesja e Kosovës.

Top Channel