Ngjarje e rëndë në Deçan, vriten me armë zjarri 2 persona

25/08/2016 00:00

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në Kosovë, këtë herë në Deçan, ku 2 persona janë vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë është ka ndodhur në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Deçan, Sejdë Dobraj.

Sipas zyrtarit kosovar, shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme mes personave të përfshirë në ngjarje.

Top Channel