Minutat shtesë ndëshkojnë Shkëndijën

18/08/2016 00:00
FOTO

Shkëndija humbet 2-1 në ndeshjen e parë me Gent, duke i rrëshkitur ikur nga duart një barazim i artë.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh por u ndëshkuan në minutat shtesë të çdo pjese duke e mbyllur sfidën e parë të play off-it me rezultatin 2-1 që gjithsesi lë gjithçka të hapur për sa i përket ëndrrës për një kualifikim historik në grupet e Europa League.

E nisi me dy sulmues Akrapoviç me Alimin që vepronte pas shpatullave të Ibrahimit dhe Hasanit, me kapitenin që dha sinjalin e parë në një kundërzbritje, potente, por qendrore godtija e “Buba-s”.

Menjëherë më pas ishte Zahov që shpëtoi portën tetovare pas një goditje të rrezikshme me kokë të Kulibaly. Në të tetën Shkëndija fitoi një goditje dënimi në pozicion të favorshëm dhe Besart Ibrahimi e kthen në gol.

Pikërisht atëherë kur pritej vërshëllima që mbyllte pjesën e parë, në të 46 belgët gjetën barazimit me Thomas Matton.

Shkëndija më mirë në fushë në minutat e mbetura por mungesa e fatit apo eksperiencës bën që të ndëshkohet sërish në shtesë me Kulibnali që shënon në minutën e 92.

Mëkat pasi do të ishte një barazim i artë, por gjithsesi gjithçka për sa i përket kualifikimit mbetet e hapur. Shkëndijës i duhet të fitojë para tifozëve të saj.

Top Channel