Interi blen një kampion Evrope

15/08/2016 00:00

Joao Mario është një futbollist i Interit. Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Sportingun e Lisbonës për transferimin e futbollistit portugez në Milano për rreth 45 milionë euro dhe tashmë po punohet për mënyrën e pagesës së saj.

Sipas zërave më të fundit, agjenti i Joao Marios, Kia Joorabchian ka mbërritur në Itali për të mbyllur përfundimisht këto tratativa, ndërkohë që në median portugeze flitet për kryerjen e vizitave mjekësore të tij me klubin milanez.

Madje, shkohet deri aty sa thuhet se mund të aktivizohet në ndeshjen me Chievon, sfida e parë e Interit në sezonin e ri të Serisë A.

Top Channel