Gjermani, rrëmbehet azilantja shqiptare: Kam frikë se më kanë përdhunuar

14/08/2016 00:00

Një grua shqiptare në Gjermani deklaron se është rrëmbyer për dy ditë  në kampin e refugjatëve në Burbah ku ajo po qëndronte në pritje të përgjigjes për azil.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni gjerman WRD, ku gruaja tregon se një prej punonjësve të kampit e kishte ftuar për të pirë diçka dhe më pas u zgjua në një shtëpi tjetër.

“Pas gotës së tretë rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha lakuriq. Nuk ndodhesha në ambientet e kampit, por në një shtëpi tjetër ku ndodheshin 4 persona, mes të cilëve edhe punonjësi i kampit,  nuk e di se çfarë ka ndodhur kur unë kam qenë pa ndjenja”, thotë gruaja shqiptare që ka kërkuar të qëndrojë anonime.

Denoncimin e saj e përforcon më shumë një shqiptar tjetër, Armando Milloshi, që thotë se ka parë momentet kur ata po pinin vodka dhe papritur gruaja shqiptare humbi ndjenjat.

Shkova ta ndihmoja, por rojet më ndaluan, pas këtij momenti ata e nxorën jashtë kampi dhe u larguan me shpejtësi me një makinë tip “Mercedes”.

Sakaq, prokurorët e çështjes thonë se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi gruaja thotë se ka ndodhur 5 muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar ose jo. Nga ana tjetër, forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat e gruas, duke thënë se ato janë të pavërteta.

FOTO GALERI
1/2
Dëshmitari Armando Milloshi

Top Channel