Përfundon epoka Galliani, Fassone drejtuesi i ri i Milanit

11/08/2016 00:00

Epoka Berlusconi ka përfunduar te Milani dhe bashkë me të edhe epoka Galliani. Drejtuesit e rinj kinezë kanë vendosur që të emërojnë Administrator të Deleguar Ish-CEO-n e Interit, Marco Fassone.

Fassone do të mbajë dhe postin Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kuqezi, në momentin që pronarët e rinj kinezë do të marrin zyrtarisht drejtimin e klubit.

Drejtuesit kinezë e shikojnë Fassonen si njeriun e duhur për të komanduar klubin kuqezi. Më parë, Fassone ka drejuar Juventusin, Napolin dhe Interin.

Top Channel