Përballje kulturash në Rio

08/08/2016 00:00

Sporti është i mrekullueshëm. Përballja mes Egjiptit dhe Gjermanisë në volejbollin e plazhit nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por një përballje kulturash.

Volejbollistët egjiptiane ishin të mbuluara, ndërsa ato gjermane me rroba banjoje, ashtu siç jemi mësuar t’i shohim femrat ose meshkujt në këtë lloj sporti.

Edhe pse Federata Ndërkombëtare e Volejbollit i ka qartë të përcaktuara rregullat për veshjet sportive, në bazë të kërkesave të disa vendeve, pas Olimpiadës së Londrës është lejuar mbulimi i lojtareve.

Për shkak të lehtësirave në rregulloren e veshjeve, në kualifikueset për Olimpiadën e Rios morën pjesë 169 vende të ndryshme, ndryshe nga kualifikueset e Olimpiadës së Londrës ku morën pjesë vetëm 149 skuadra.

Në fund të kësaj ndeshje, fituese dolën dyshja gjermane të cilat pas 40 minutave lojë arritën të triumfonin me rezultatin 2-0.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel