U-21 më 10 Gusht miqësore me Italinë

05/08/2016 00:00

Një miqësore luksi për Kombëtaren e 21-vjeçarëve. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se në datën 10 gusht, skuadra kuqezi do të sfidojë Italinë në një test miqësor që do të luhet në stadiumin “Riviera della Palme” të San Benedetto del Tronto.

Në kuadër të këtij takimi, trajneri Redi Jupi publikoi edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë sfidë. Ajo që bie në sy është grumbullimi i disa lojtarëve që aktivizohen në Kategorinë Superiore si mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ai i Skënderbeut, Bruno Lulaj, i Teutës, Silvester Shkalla, David Domgjoni, Hoxhallari si dhe mesfushori Realdo Fili.

Ekipi do të grumbullohet në datën 7 Gusht në Itali dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare që Kombëtarja U-21 do të zhvillojë në Shtator dhe Tetor, të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2017.

Në 2 Shtator, Kombëtarja Shpresa luan ndaj Greqisë dhe në 10 tetor ndaj Izraelit, që të dyja sfidat në transfertë, takime të vlefshme për eliminatoret. Shqipëria renditet e dyta në Grupin 4 me 12 pikë në 8 ndeshje. Renditjen e kryeson Portugalia me 18 pikë.

Top Channel