“Vetingu” pas 11 gushtit. BE e SHBA: Seanca pasi ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi

27/07/2016 00:00

Pas një dite konfuze mes palëve për seancën që do të kalojë ligjin e “Vetingu”-t, në mbrëmje reaguan Bashkimi Europian dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës që konfirmojnë se kanë kërkuar miratimin e shpejtë të 7 ligjeve dhe të parin atë të “Vetingu”-t, në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se, kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, thuhet në deklaratë dhe i një rëndësie themelore për rrugën europiane të Shqipërisë.

Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Top Channel