Thaçi: Ushtria e Kosovës, multietnike dhe me standardet e NATO-s

17/07/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me deklaratën e NATO-s, të lëshuar pas samitit të aleancës të mbajtur në Varshavë, më herët gjatë këtij muaji.

Thaçi e mirëpret vlerësimin që NATO i bën angazhimit të shtetit të Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon, e sidomos zotimin e aleancës se do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e infrastrukturës së sigurisë në Kosovë.

Sipas Presidentit Thaçi, ky vlerësim është mirënjohje, por edhe motiv për përkushtim më të madh në themelimin sa më shpejt të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Forcat e Armatosura të Kosovës priten të themelohen pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, votim ky që kërkon shumicën e dyfishtë të deputetëve, pra edhe dy të tretat e votave të deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Top Channel