Kosovë, shtyhet mbledhja e qeverisë me demarkacionin në rend dite

12/07/2016 00:00

Edhe pse Qeveria e Kosovës kishte parashikuar që në mbledhjen e së mërkurës të kishte si pikë të rendit të ditës edhe demarkacionin me Malin e Zi, kjo mbledhje nuk do të mbahet, pasi është shtyrë për një tjetër ditë me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa.

Burime të “KosovaPress” bëjnë të ditur se, vendimi për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë është marrë vetëm pak minuta më parë nga vet kryeministri Mustafa.

“Ka qenë si pikë e rendit të ditës edhe Demarkacioni. Por para dhjetë minutave, me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e qeverisë është shtyrë për një tjetër ditë. Nesër nuk do të mbahet”, thonë burime të “KosovaPress” brenda Qeverisë së Kosovës.

Top Channel