Kosovë, Kuvendi në unison: 5 Shtatori, Ditë e Bamirësisë

11/07/2016 00:00

Me 61 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për shpalljen e 5 Shtatorit si “Dita e Bamirësisë – Nënë Tereza”.

Ky propozim u mbështet si rrallë herë nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së dhe VV-së.

Adem Grabovci tha se PDK-ja e mbështet këtë nismë të vonuar. “Populli thotë, më mirë vonë se kurrë”, u shpreh ai.

Alma Lama tha se shpallja e 5 shtatorit ditë bamirësie është një nder i jashtëzakonshëm që i bëhet figurës së Nënë Terezës. Ndërkohë, ajo kërkoi nga Kuvendi që të reagojë ndaj qarqeve radikale, të cilat – siç tha ajo, – janë përpjekur ta thyejnë figurën e Nënë Terezës.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka reaguar ndaj qarqeve radikale, që janë përpjekur të thyejnë figurën e Nënë Terezës. Ky Kuvend duhet të reagojë fuqishëm ndaj çfarëdolloj gjuhe e veprimi. Nënë Terezën e nderon mbarë bota, si mos ta nderojmë ne? Kuvendi duhet të reagojë në rastet e incidenteve të tilla”, tha ajo.

Top Channel