Negociatat për”Drejtësinë”, Vasili letër Fatmir Xhafajt: Na informoni

10/07/2016 00:00

Përpjekja për të gjetur kompromis është fokusuar tek dy partitë e mëdha dhe në axhendën e Victoria Nuland nuk ishte një takim me LSI. Megjithatë, LSI-ja nuk ka heshtur.

Ajo bëri publike një kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasili për kryetarin e Reformës në Drejtësi për t’u njohur me propozimet që janë hedhur për zgjidhje mes palëve.

Letra mban datën 8 korrik, por ajo u shpërnda menjëherë pasi ndihmës sekretarja e Shtetit konfirmoi se tani palët po negociojnë një propozim te ri.

Siç thuhet në letër, LSI kërkon të dijë këto propozime për të informuar grupin parlamentar dhe për të formësuar një qëndrim politik dhe profesional lidhur me to.

Megjithatë, me një ton qe nuk duket si mes aleatësh të një mazhorancë, Petrit Vasili i thotë Fatmir Xhafajt që ta informoje zyrtarisht edhe nëse, për shkak të negociatave tërësisht konfidenciale, e ka të pamundur t’i japë informacione konkrete.

Deri tani LSI-ja ka votuar në parim nismat për Reformën ne Drejtësi, por ajo ka deklaruar se kërkon që kjo reformë të kalojë në konsensus me opozitën.

Top Channel