Heronjtë e Uellsit kthehen në shtëpi, pritje madhështore

08/07/2016 00:00

Më shumë se 100 mijë tifozë kishin mbushur rrugët e Kardifit në Uells duke përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kaluan çdo parashikim në Euro 2016.

Tifozët kishin mbushur të gjithë rrugën ku ka kaluar autobusi mbi të cilin qëndrojnë Gareth Bale, e lojtarët e tjerë të Uellsit.

Uellsi, jashtë çdo pritshëmërie, arriti deri në gjysmëfinale të Euro 2016, ndërsa u eliminua nga Portugalia pas humbjes 2-0, megjithatë ishte një arritje e cila zor se do të përsëritet më nga kjo kombëtare, që lojtarin kryesor kishte padyshim Gareth Bale.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel