Pretenca: 5 vjet burg për gjyqtarin e Sarandës

08/07/2016 00:00

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin me 5 vjet burg dhe 3 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe më tej në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e akuzon Dodën se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej tij, në këmbim të dhënies së një vendimi në favor të personit që duhet të bënte pagesën.

Shtetasi të cilit i ishte kërkuar shuma në fjalë nuk ka pranuar të bëjë këtë veprim në favor të gjyqtarit dhe për këtë arsye ka humbur në procesin gjyqësor.

Top Channel