Nis zyrtarisht epoka “Tika-Taka” tek Manchester City

03/07/2016 00:00

Këtë të diel startoi zyrtarisht kapitulli i “Tika Taka-s” tek anglezët e Manchester City, sërish me autor Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll i cili me këtë taktikë ka fituar shumë te Barcelona dhe Bajerni u prezantua si një “rock star” para tifozëve të Manchester City.

Faleminderit klubit që më dha mundësinë të punoj dhe jetoj në Angli, deklaroi Guardiola.

Pas sukseseve në Spanjë e Gjermani, tani dua t’ju bëj juve krenar me stilin tonë të lojës, ishin fjalët e spanjollit i cili më pas shëtiti ambientet e stadiumit dhe kompleksit stërvitor të Manchester City.

Bashkë me prezantimin e trajnerit të ri, drejtuesit anglez kanë prezantuar dhe logon e re të klubit.

Top Channel