Pasaportat e fëmijëve, sot skadojnë ato me afat 10-vjeçar

01/07/2016 00:00

1 korriku 2016 ka qenë edhe afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 – Korrik 2010, me afat të pasaktë vlefshmërie për shtetasit shqiptar nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që kanë hasur problematikën e vlefshmërisë së gabuar të dokumentit biometrik, të aplikojnë për pasaportat e reja, që të shmangin ditët e verës ku shtohet fluksi për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Afati i ligjshëm për Pasaportat e fëmijëve nën 16 vjeç janë me afat 5-vjeçar, por pasi një gabimi në periudhën Prill 2009 – Korrik 2010, ato u lëshuan me vlefshmëri 10-vjeçare.

Autoritetet e Ministrisë së Brendshme thonë se ka një neglizhencë sa i përket zëvendësimit të këtyre pasaportave. Bëhet fjalë për më shumë se 150 mijë pasaporta të printuara në vitet 2009-2010.

Sipas policisë kufitare, çdo ditë ka raste kur fëmijëve i është refuzuar kalimi në zonën “Schengen” për shkak të problemit me pasaportën. Apeli i autoriteteve vjen në një kohë që përkon me sezonin turistik dhe familjet që udhëtojnë për pushime mund të përballen me surpriza të pakëndshme në pikat e kalimit kufitar.

Në vitet 2009-2010 janë printuar më shumë se 150 mijë pasaporta me afat të gabuar 10-vjeçar për shtetasit nën moshën 17 vjeç, ndaj lidhur me këtë problem shefi i komisariatit të Rinasit, Ermal Milori u apelon qytetarëve të verifikojnë dokumentet.

Top Channel