Wimbledon 2016, kualifikohen Williams dhe Murray

29/06/2016 00:00

Turneu i Wimbledon hyri në ditën e dytë të tij ku emra të tjerë të rëndësishëm të tenisit botëror u kualifikuan për në raundin e mëtejshëm.

Serena Williams që kërkon të barazojë Stefi Graf për numrin e turneve Grand Slam, a pati shumë të lehtë ndeshjen e saj ndaj zviceranes Amra Sadikovic të cilën e mposhti në 2 sete 6-2 dhe 6-4

Në kampin e meshkujve, Andy Murray fitoi derbin britanik me Liam Brody me rezultatin 3-0. Numri 2 i botës ishte dominues në këtë ndeshje dhe i mbylli setet e këtij takimi 6-2;6-3; 6-4.

Nuk gaboi as Stanisalv Vavrinka edhe pse hasi pak më shumë vështirësi se Murray në ndeshjen e tij. Tenisti zviceran u përball në raundin e parë me amerikanin Teylor Friz të cilin e mundin 3-1 me sete 7-6; 6-1; 6-7 dhe 6-4.

Top Channel