Rikthimi i Milanit? Lapadula firmos për 5 vite

25/06/2016 00:00

Sulmuesi që shënoi 30 gola në Serinë B është zyrtarisht futbollist i Milanit. Sulmuesi që spikati te Pescara sezonin e kaluar firmosi një kontratë 5-vjecare me kuqezinjtë, që shpenzuan plot 9 milionë euro për kartonin e tij, duke mposhtur konkurrencën e fortë të Napolit.

26-vjecari, Gianluca Lapadula pasi falenderoi adminsitratorin e deleguar Galliani dhe presidentin Berlusconi për vlerësimin ndaj tij, u shpreh se gjithmonë ka dashur ta veshë fanellën e Milanit, ndaj nuk e pati të vështirë për të pranuar ofertën e kuqezinjve.

Gianluca Lapadula falenderoi klubin dhe tifozët e Pescarës për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa për për krahasimin që ish – trajneri Massimo Oddo, me Miroslav Klozen u shpreh që për të është një nder i madh që emri i tij lidhet me një emër kaq të madh të futbollit europian.

Top Channel