Sampdoria, në gjurmët e Sadikut

24/06/2016 00:00

Paraqitja e shkëlqyer në Euro 2016 e Armando Sadikut, e cila u finalizua me golin e realizuar në ndeshjen e tretë ndaj Rumanisë, nuk ka ngelë pa u vënë re nga menaxherët e skuadrave të ndryshme europiane.

Mediat sportive italiane dhe konkretisht “Corriere dello Sport” shkruan se Sampdoria po vëzhgon sulmuesin shqiptar, kartonin e të cilit aktualisht e ka Zyrihu. “Corriere dello Sport” shkruan se sulmuesi e ëndërron një transferim në Italia dhe Sampdoria po tenton ta shfrytëzojë dëshirën e lojtarit, duke tentuar ta afrojë për sezonin e ardhshëm.

Fazën e dytë të sezonin në ligën zvicerane sadiku luajti me Vaduz ku realizoi edhe disa gola, të cilët bën të mundur mbijetesën e ekipit mes më të mirëve. Por, kartoni i Sadikut është në pronësi nga Zyrihu, klub i cili ra në ligën e dytë. Presidenti i këtij ekipi është shprehur së fundi për të ardhmen e Sadiut se ai do të qëndrojë me ekipin zviceran, i cili nuk e ka në plan ta shesë lojtarin. “Sadiku është lojtari ku do të mbështetemi për ringritjen e ekipit”, është shprehur pak ditë më parë presidenti i Zyrih.

Por në rast të një oferte të majme zor se zviceranët do të dilnin kundër dëshirës së lojtarit.  

Top Channel