Trajnerët e Euro 2016, Hodgson më i paguari

09/06/2016 00:00

Roy Hodgson është trajneri më i paguar i Euro 2016. Sipas asaj që publikohet tek tabloidi “Daily Mail”, tekniku 68-vjeçar i “tre luanëve” përfiton 3.5 milionë paund në vit duke siguruar vendin e parë.

Menjëherë pas tij pozicionohet Antonio Conte me 3.15 milionë paund, ndërsa podiumin e plotëson trajneri i Turqisë, Fatih Terim me 2.7 milionë paund, i ndjekur nga Joachim Low dhe Vicente del Bosque.

Përsa i përket trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi, italiani është i pozicionuar i 20-ti me pagë prej 154 mijë paund, po aq sa edhe trajneri i Suedisë, Erik Hamren.

59-vjeçari ka lënë pas trajnerët Kozak, Fomenko, Iordanescu dhe Slutsky. Ajo që të bën përshtypje për trajnerin e përfaqësueses ruse është se ai nuk ka pagë fikse në kontratën e tij dhe se do të paguhet në bazë të rezultateve të skuadrës.

Top Channel