Europianët ndër vite, ja formacioni ideal me më të mirët

08/06/2016 00:00

UEFA zbulon formacionin historik të të gjithë Europianëve. Ishin mbi 3.5 milionë persona që bënë përzgjedhjet e tyre në faqen zyrtare të UEFA-s.

Ajo që të bën përshtypje në këtë votim është se, një pjesë e mirë e futbollistëve të përzgjedhur si ndër më të mirët në historinë e Europianëve, janë ata që kanë luajtur në dy dekadat e fundit, ndërkohë që nuk kanë munguar as emrat e atyre qe janë ende në aktivitet.

Kështu në portë, votimet kanë përcaktuar si fitues italianin Gianluigi Buffon. Në mbrojtje janë preferuar Paolo Maldini, Franc Beckenbauer, Carles Puyol e Philip Lahm.

Mesfusha përbëhet nga lojtarë të tillë, si Andres Iniesta, Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane, ndërsa në sulm votimet kanë shkuar në favor të Cristiano Ronaldos, Thierry Henry e Marco Van Bastenit.

Në të njëjtën kohë, UEFA bëri të ditur se portretet e secilit prej këtyre futbollistëve u vizatuan në formën e grafitit në “Town Hall” në Paris, ku do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 19 qershor.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel