Media franceze rreshtohet përkrah Didier Deschamps. E përditshmja prestigjioze, L’Equipe përshëndeti vendimin e teknikut të Bluve për t’i dhënë rolin e titullarit Oliver Girioud në mungesë të Karim Benzema, madje ajo bën edhe një krahasim mes këtyre 2 futbollistëve për golat e shënuar në 49 ndeshjet e tyre të para me përfaqësuesen franceze.
Në statistikat e publikuara nga L’Equipe, Giroud ka shënuar 17 gola me fanelën e Bluve deri tani, ndërsa sulmuesi i Realit të Madridit ka 15, ndërkohë që shënuesi më i mirë i skuadrës sëe Francës është David Trezeguet me 28 gola i ndjekur nga Henry me 20.
Por situata për Benzema kompesohet në një aspekt tjetër, atë të asisteve. Benzema ka marrë pjesë në 26 aksione të golave, ndërsa futbollisti i Arsenalit ka qenë i pranishëm në 23 aksione golash.
Top Channel