Euro 2016, Ronaldo “stërvitet” mes dallgëve dhe larg ekipit

05/06/2016 00:00

Statusi i tij dhe prania mund ta bëjnë Portugalinë një objektiv real të organizatave terroriste, ndërsa tifozët presin që Ronaldo në fushë të tregohet po aq mbresëlënës me kombëtaren, sa edhe me fanellën e Realit të Madridit. Por çfarë bën ndërkohë numri 7 i “merengues”-ve dhe kapiteni i Portugalisë?

Multimilioneri Cristiano Ronaldo i shpëtoi për disa ditë grumbullimit të përfaqësueses luzitane, për t’u përkundur mes dallgëve në një jaht luksoz, si dhe krahëve të së dashurës më të re. Futbollisti i Realit të Madridit, së bashku me një grup miqsh dhe të afërmish, qëndroi në brigjet mbresëlënëse të ishullit të Ibizës në Spanjë, ku paparacët e fiksuan me një bukuroshe të re, të panjohur.

Cristiano Ronaldo do të nisë pas pak ditësh një tjetër fushatë për t’i sjellë Europianin e parë në karrierë. Portugalia arriti në gjysmëfinalet e turneut të fundit kontinental, duke u eliminuar nga Spanja fituese, me penallti. Por tashmë kombëtarja luzitane do t’i ketë gjërat disi më të lehta në grupin me Austrinë, Hungarinë dhe Islandën. Sfida e parë e Portugalisë luhet më 14 qershor në Saint Etienne.

Top Channel