Të kuq me Zvicrën, fitorja e parë tek uniforma

30/05/2016 00:00

Shqipëria do të ndeshet me Zvicrën në ndeshjen e parë në Lens më 11 qershor, por ajo ka korrur që tani një fitore të vogël. Zvicra e cila gjithashtu ka uniformë të parë atë të kuqen, është dorëzuar, duke ia lënë atë ta veshin atë ditë shqiponjat e De Biasit.

Si për të respektuar Francën e modës, kuqezinjtë përgatiten po largohen nga Austria jo më me tuta siç mbërritën, dhe qëndruan kaq ditë, por me imazhin serioz të një skuadre finaliste Europiani.

Si asnjëherë tjetër kuqezinjtë janë të kuruar në çdo detaj sa i përket ketij evenimenti, duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Modeli gri me të zezë që u pa në ndeshjen miqësore me Katarin, mori miratimin unanim nga të gjithë, nga pikpamja vizuale.

Por kjo uniformë është vetem një nga tre ngjyrat që janë në dispozicion për përfaqësuesen tonë në Europianin e Francës.

Dhe këtu kuqezinjtë duket të kenë fituar duelin e parë ndaj helvetikëve, atë të imazhit.

Sipas burimeve të Federatës futbollstët tani do veshin bluzën e kuqe dhe njëkohësisht duke detyruar kundërshtarët tanë edhe pse gjysmat vëllezër, të luajnë me uniformën e dytë.

Ndërkohë për ndeshjen e dytë, atë kundër Francës është vendosur të respektohet në një farë mënyre vendi organizator, duke veshur ne fanellën e dytë, të bardhën, që të luaj Franca me uniformën e parë të kaltrën.

Po sa i përket betejës së imazhit, vrulli i fundit për kuqezinjtë mbetet për ndeshjen e tretë.

Duke ditur se në tre ndeshjet në grup një fitore të kualifikon është vendosur që kundër Rumanisë do të luajmë me uniformën e zezë që të paktën deri tani, nisur nga ndeshja e Katarit, por edhe në uniformën e mëparshme të zezë, mesa duket konsiderohet nga Federata si ogur i bardhë për ne dhe i zi për fatin e kundërshtarit.

Top Channel