Simeone: Mund të largohem nga Atletico

29/05/2016 00:00

Diego Simeone nuk e ka mohuar largimin nga Atletico Madrid, pasi trajneri argjentinas deklaroi se do të rishikojë pozicionin e tij në klub pasi humbi finalen e dytë të Championsit në tre sezonet e fundit.

“Kanë qenë tre vite shumë të bukura, por nuk jam aspak i lumtur. Nuk e di cila humbje më lëndon më shumë, kjo finale apo ajo e para dy vitesh. A do të largohem? Do të reflektoj në këtë pikë”, u shpreh Simeone.

Argjentinasi refuzoi të fajësonte fatin për humbjen në finale. “Nuk besoj në të tilla gjëra. Reali ishte superior dhe më duhet ta përgëzoj. Ata luajtën shumë mirë dhe shfrytëzuan gabimet tona. Skuadra që fiton, është gjithmonë më e mirë se ajo që humb”, vijoi tekniku.

Simeone tha se i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen. “Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm. Ju thashë që të mos qanin pas ndeshjes sepse kur ju jepni gjithçka nga vetja, atëherë nuk ka nevojë për lot”, tha ai.

Top Channel